Federata Shqiptare e Futbollit do ta çojë deri në fund kontratën me Gianni De Biasi. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti Armand Duka në një intervistë për Supersport.

Armand Duka (President i FSHF-së)

De Biasi po shkon drejt përfundimit të kontratës dhe mund diskutohet nëse do të vazhdojë ose jo për një kontratë të re. Ne sido që të jenë rezultatet do t’i shkojmë kontratës deri në fund, të paktën ne si federatë.

Ai tha se lajmet e botuara në mediat italiane për oferta në drejtim të trajnerit ka dëmtuar skuadrën. Duka konfirmoi se nuk kanë patur diskutime me De Biasi për një kontratë të re dhe se nuk po mendon për stafin e trajnerëve që do të drejtojë Kombëtaren për sezonin e ardhshëm. Kreu i FSHF-së tha se ekipi duhet të largojë euforinë që e ka përfshirë pas Europianit.

Armand Duka (President i FSHF-së)

“Mund të dalim në vend të tretë, por ajo që kërkoj më shumë nga skuadra, që të bëjë atë që di të bëjë, të luajë ashtu siç di dhuke dhënë gjithçka në fushë”.

Presidenti i Federatës, i cili ndodhet pranë ekipit beson se lojtarët do të japin rezultat në takimin me Izraelin.

Tv Klan