nnnn

Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas de Maiziere në një intervistë për Euronews i quajti të dënueshme, që shtetasit e një vendi që synon Bashkimin Europian apo është anëtar i NATO-s të kërkojnë azil në Europë.

Nëse një vend ka aplikuar për të qenë pjesë pjese e Bashkimit Europian, apo është tashmë partner në NATO, nëse e respekton demokracinë, atëhere nuk ka arsye që qytetarët e këtij vendi të kërkojnë azil në Europë. Kjo nuk është e pranueshme, në fakt duhet të dënohet.

Ai tha se nga ashtuquajtura rruga e ballkanit2 shihet një rritje të emigrantëve me 600 përqind. Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë na kërkojnë të bëjmë gjithçka që te rinjte të mos lënë vendin në këtë mënyrë – tha Ministri i Brendshëm gjerman.

Ka te rinj që duan të punojnë. Atyre u duhet një kontratë me kompaninë gjermane dhe përgjithësisht mund të vijnë këtu si punëtore emigrantë.

Tomas de Maiziere tha se Këshilli Europian dhe Samiti i BE kanë vendosur që në Greqi dhe Itali të ketë qendra të pranimit të emigrantëve, ku te do të kryhen kontrollet e para dhe do të vendoset nëse do t’u jepet azil ose jo. Ndërkohë, në Turqi synojmë ngritjen e një kampi të madh për refugjatët – tha Maiziere.

TV Klan