I përfshirë nga kritikat, Robert De Niro ka bërë një hap mbrapsht dhe ka tërhequr nga festivali “Tribeca Film” (në të cilin është dhe themelues) në New York, dokumentarin aq të diskustuar të fokusur në temën, që lidh viksimimin me autizmin.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë aktori i cili është shprehur: “Qëllimi im për të projektuar këtë film, ishte që të jepja një mundësi për të diskutuar për një temë thellësisht personale për mua dhe familjen time. Por pas disa ditësh reflektim së bashku me ekipin e “Tribeca Film Festival”, por dhe me personazhe të komunitetit shkencor, mendojmë se ky dokumentar nuk i shërben thellimit, apo të japë një kontrbit në këtë diskutim”.

Filmi-dokumetar i titulluar ‘Vaxxed: From Cover-Up to Catastrophe’, ka si regjisor Andrew Wakefield. Ky i fund është dhe autor i një studimi shkencor në revistën mjekësore britanike “The Lancet”. Studimi i tij është ripunuar në momentin kur dolën në dritë dyshimetet e para shkencore, në lidhje me këtë temë./tvklan.al