Parlamenti Europian votoi me 546 vota pro, 85 kundër dhe 62 abstenim rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein pwr progresin e Shqipërisë drejt anwtarwsimit nw BE. Rezoluta sheh si kusht zbatimin e Vetingut.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:

Kredibiliteti i të gjithë procesit të drejtësisë do të varet nga zbatimi i saj dhe nga procesi i Vettingu-t. Pa Vetting nuk mund të ketë një reformë serioze të gjyqësorit.

Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit:

Prioriteti më i rëndësishëm për Shqipërinë momentalisht mbetet zbatimi i reformës në drejtësi dhe fillimi i shpejtê i procesit të rivlerësimit tê gjyqtarëve dhe prokurorëve. Bëhet fjalë për krijimin e një gjurme provash tê qëndrueshme. Procesi i Vetting ka filluar dhe Komisioni Europian po e monitoron përmes operacionit tê monitoritmit që ka filluar javën e shkuar.

Por ndërsa Parlamenti Europian këmbëngul që edhe zgjedhjet duhet të shihen kusht, Komisioni kërkon fillimisht zbatimin e reformës zgjedhore.

Eduard Kukan, raportues në hije për Shqipërinë:

Zgjedhjet do të jenë një test i rëndësishëm për funksionimin e sistemit demokratik dhe pjekurinë e kulturës demokratike. Zgjedhjet do të jenë një oportunitet për partitë politike për zbatimin e ligjit tê dekriminalizimit dhe një shans për një kulturë të re demokratike përmes evitimit të emërimit të personave me të shkuar kriminale në postet publike .

Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit:

Shqipëria duhet të zbatojë urgjentisht reformën zgjedhore. Në këtë kontekst kërkohet konsensusi ndërpartiak për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR, duke përfshirê kryesisht transparencën për financimin e partive, si dhe profesionalizimit dhe pavarësinë e administratës zgjedhore. 

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit shënoi përplasjen më të ashpër për shkak reagimeve të disa eurodeputeteve radikale.

Jean-Luc Shchaffhauser, eurodeputet:

E vërteta është kjo: Shqipëria është një shtet mafioz. Trafiqet dhe korrupsioni janë endemikë. Reformat kozmetike që supozohen të lehtësojnë anëtarësimin e vendit ju gënjejnë vetëm juve. Ju rrezikoni që të na bëni subjekt të mafias shqiptare që është më e rrezikshmja dhe kontrollon gjysmën e trafikut të drogës, të qënieve njerëzore dhe migracionit në Europë.

Johannes Hahn, komisioner për fqinjësinë dhe negociatat e anëtarësimit:

Korrupsioni në nivelet e larta duhet të luftohet me më efiçencë dhe e njëjta gjë vlen edhe për krimin e organizuar. Më shumë rezultate nevojiten për çmontimin e grupeve kriminale brenda vendit, në rajon dhe në nivelin global. Komisioni do të rrisë mbështetjen teknike për shtetin ligjor.

Disa eurodeputetë grekë kanë kërkuar respektimin e të drejtave tê njeriut dhe tê minoriteteve në Shqipëri, shqetësim që u përkthye në deklaratën e presidencës malteze./ TV KLAN