Kuvendi-buxhetiMungesa e deputetëve demokratë në Parlament ka shtyrë maxhorancën që ta bëjë vetë oponencën e projekt – buxhetit dhe paketës së re fiskale.

Një propozim i deputetit socialist, Bashkim Fino për ndryshim e agjencisë kombëtare të pushtetit vendor dhe shtimi i punonjësve të saj nga 8 në 12 persona, bazuar në 12 qarqet e vendit është kundërshtuar nga deputetët e Komisionit të Ekonomisë.

Por debati futi i në lojë Kryeministrin Rrama, i cili u përpoq të kënaqte të gjitha palët.

Si të mos mjaftonte përgjigja e Kryeministirt, Ruçi në emër të grupit arbitroi për Komisonin e Ekonomisë.

Kryeparlamentari Meta justifikoi si defekt teknik sjelljen e amendamenteve të deputetit Fino 24 orë përpara votimit të buxhetit dhe e hodhi propozimin e tij në votim.

Bashkimi i votave jo vetëm i anëtarëve të Komisionit të Ligjeve, por edhe të disa prej anëtarëve të Komsionit të Ekonomisë acaroi më tej situatën.

Pavarësisht këtyre debateve, Kuvendi miratoi me shumicë votash projekt – ligjin për buxhetin dhe paketën e re fiskale.  Projekt – ligjin për KLSH- në, si dhe atë për Avokatin e Popullit.

Tv Klan