Edhe pse kanë qenë dakord të gjithë anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, për Ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë suedeze për programin e “Forcimit Policimit në Komunitetit”, përfaqësuesit e mazhorancës dhe ata të opozitës u përfshinë në debate për shifrat e besueshmërisë së publikut tek policia.
Ish Ministri i Brendshëm demokrat, Flamur Noka akuzon qeverinë socialiste se e ka zhytur policinë në një strukturë të kriminalizuar, ndërsa Zëvendësministri i Brendshëm dhe deputeti Paulin Sterkaj iu përgjigj me shifra krahasimore, me periudhën kur Ministria e Brendshme drejtohej prej tij.
Një tjetër çështje që kaloi me debate mes anëtarëve të shumicës dhe pakicës ishte dhuna në familje, ku opozita akuzoi qeverinë për rastet e shtuara kohët e fundit.
Tv Klan