ekonomia

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës, dy rishikimet e buxhetit 2015, të bëra në Dhjetor të viti të kaluar.

Sipas Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, ndryshe nga rishikimi i parë ku nga buxheti i shtetit u shkurtuan me afro 16.3 miliardë lekë shpenzimet, për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, në dy rishikimet e fundit u bë thjeshtë rialokim fondesh në zërat më emergjentë.

Deputetë të mazhorancës dhe opozitës kritikuan Ministrit Cani për fryrje të të ardhurave të parashikuara në buxhet, duke iu referuar edhe raportit të fundit të FMN, për vlerësimin e trasparencës së buxhetit.

Opozita akuzoi qeverinë se në mbyllje të vitit, vetëm në një ditë, kreu më shumë se 2600 pagesa nga thesari, duke vënë në pikëpyetje efiçencën e përdorimit të fondeve.

Tv Klan