Nisja e seancës parlamentare në Maqedoni përkon edhe me krisjen e parë të kaolicionit të partive shqiptare. Kandidatura e Talat Xhaferrit si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë ka hasur në kundërshtinë e Lëvizjes Besa. Sipas deputetit të kësaj lëvizjeje, Afrim Gashi, LSDM-ja zgjodhi mes kandidatit të Besës dhe BDI-së dhe kjo për ta është një zgjedhje e imponuar dhe e papranueshme. Xhaferri është një ish-ministër i Nikolla Gruevskit, i akuzuar për krime dhe dhënie tenderash, tha Gashi, i cili shtoi se maskat për një epokë reformuese.

Zgjedhja e kryetari të Kuvendit është hapi i parë parlamentit të ri maqedonas. LSDM-ja dorëzoi 20 firma deputetësh për zgjedhjen e Talat Xhaferrit të BDI-së.

Seanca konstituive që po zhvillohet pa praninë e mediave raportohet se ka nisur me përplasje mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe atyre të LSDM-së, pikërisht për kreun e Kuvendit. Partia e Nikolla Gruevskit pretendon të drejtën e zgjedhjes, duke qenë forca fituese e zgjedhjeve të 11 Dhjetorit. Siç njoftojnë mediat në Maqedoni, debate janë zhvilluar edhe sa i përket platformës së partive shqiptare.

Zgjedhja e kreut të Kuvendit pritet t’i hapë rrugë formimit të qeverisë së re. Deputetët do të vendosin edhe për përbërjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Një ditë më parë mediat maqedonase raportuan se VMRO-DPMNE do të tentojë të bllokojë këtë hap të rëndësishëm në krijimin e kabinetit qeveritar. Vetë Gruevski nuk ndodhet në Maqedoni pasi ka udhëtuar drejt Stambollit.

Tv Klan