Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili i nuk e ka fshehur pakënaqësinë për cungimin që sipas tij u janë bërë kompetencave të tij në ligjin për Ministrinë e Drejtësisë. I ftuar në Komisionin e Ligjeve për të relatuar mbi propozimet e këtij institucioni për paketën e dytë të ligjeve të reformës në drejtësi ai përfshi në një debat me deputetet socialistë.

Petrit Vasili, Ministër i Drejtësisë:

“Unë jam i shqetësuar nuk jam kaq i qetë, sepse për të qënë të ndershëm siç është pikërisht Ministria që duam, por kemi qenë të shtrënguar sepse ndërkombëtarët na kanë thënë kështu. Pra këtu s’kemi të bëjmë fare me ndonjë atak kushtetues në asnjë rast dhe edhe trajtimi si i tillë është pak a shumë pika pika… nuk do të bëjë. Nuk i di këto opinione me thënë të drejtën të EURALIUS, i ka dhënë që në mëngjes, do ti shikoj dhe ato opinione. Ka dhe opinione të EURALIUS që mund të diskutohen, nuk besoj se kemi ndonjë tabu e ka thënë EURALIUS apo se ka thënë EURALIUS”.

Socialistët Xhafaj dhe Majko janë përpjekur të fashisin debatin, duke i dhënë të drejtë Vasilit për kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë.

Pandeli Majko:

“Ky veprim administrativ i Ministrisë së Drejtësisë, në marrëdhënie me sistemin e drejtësisë të ruhet dhe të tregojë vlerat e veta më të mira dhe kam përshtypjen se nervozizmi, nëse do të flisja kështu, i kolegut, pastaj dhe i Ministrit të Drejtësise ka të bëjë pikërisht me këtë.”

Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit të Ligjeve: 

“Shumë e rëndësishme që brenda kufijve kushtetues Ministria të ketë një rol të rëndësishëm”.

Debatet mes dy aleatëve, në një kohë kur Lëvizja Socialiste për Integrim nuk i ka kthyer ende përgjigje ftesës së kryeministrit Rama për ta rinovuar marrëveshjen e koalicionit dhe kur nga LSI janë shtuar zërat që kërkojnë që Ilir Meta të jetë kryeministër i vendit. /TV KLAN