I gjithë debati mbi shfaqjen ose jo të disa filmave të realizmit socialist vështirë se të shkojë përtej tij. Dy muaj pasi Bilal Kola, në atë kohë Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të ish të përndjekurve politikë, i kërkoi përmes kësaj shkrese zyrtare, Autoritetit të Mediave Audiovizive të ndalojë transmetimin e këtyre filmave, pasi sipas tij diskriminojnë dinjitetin e atyre që ish regjimi komunist i përndoqi deri  në vdekje, AMA, thotë se është përtej kompetencave të saj.

“E kaluam kopetencën pak pasi bëhet fjalë jo për produkte televizive audio dhe audiovizive po bëhet fjalë për një depozitë krijimtarie”.

Të gjendur në këtë situatë, hartuesi i kësaj kërkesë thotë se do të zgjidhet në rrugë parlamentare. Sipas tij, shfaqja e tyre, përbën shkelje të nenit 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Pa faktorizim politik nuk bëhen gjëra do shkojmë në parlament që të bëjmë disa ujëra të ndenjur lëvizje”.

“Kjo do bëhet vetëm me vendim të parlamentit”.

Edhe pse kjo kërkesë, për të censuruar disa nga prodhimet e ish Kinostudio “Shqipëria e Re”, është kundërshtuar edhe nga krijuesit e tij, pasi përbëjnë historinë e popullit tonë, Bilal Kola thotë se nuk do të ndalen.

“Ca na interesojnë ne, se mund të jenë një grup regjisorësh apo aktorësh që ato që kanë për të dyzuar me hir apo pahir nuk e di këtë gjë në kohën e realizmit të sajuar socialist duam t’i bëjnë lavazh trurit akoma të shqiptarëve në demokraci”.

Tv Klan