Një 22 – vjeçar me origjinë shqiptare është dëbuar nga Italia, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. I riu, ishte arrestuar një vit më parë, pasi deklaroi se ishte anëtar i Shtetit Islamik.

Urdhri për dëbimin e tij nga Rimini u firmos nga Ministri i Brendshëm italian me arsyetimin që ai paraqet kërcënim për shoqërinë vendase.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte shfaqur disa herë shqetësime të shëndetit mendor. Ai u ndalua nga policia italiane një vit më parë, por u la në arrest shtëpie.

Në Shkurt të këtij viti 22 vjeçari kishte thyer arrestin e shtëpisë dhe u ndalua pranë një kishe në Perugia, ku u kërkonte besimtare të krishtere të vizitonin xhaminë, sepse aty do të gjenin zotin e vërtetë.

Radikalizmin e tij, ai e shfaqi edhe gjatë kohës që qëndronte në burg.

I riu u dërgua një ditë më parë në Shqipëri me një avion të linjës Bolonja – Tiranë.

Tv Klan