DeboraRreshjet e dendura të dëborës kanë përkeqësuar situatën në rrethin e Pukës, ku përveç bllokimit të rrugëve është dëmtuar edhe sistemi  energjitik.

Sipas informacioneve të  fundit, për shkak të rëndesës së dëborës janë dëmtuar afërsisht 500 shtylla të energjisë elektrike, ndërsa 250 prej tyre janë rrëzuar plotësisht. Aktualisht janë të bllokuara edhe rrugët rurale në Iballë dhe në Fierzë.

 E njëjta situatë paraqitet edhe në rrethin e Dibrës. Korespondenti i televizionit Klan, Neki Feta bën me dije se një pjesë e madhe e komunave të Dibrës janë të bllokuara nga dëbora dhe janë pa energji elektrike.

Ndërsa në Theth, disa turistë francezë kanë mbetur të bllokuar për shkak të trashësisë së madhe të dëborës.

tvklan.al/M.S