Dëbora ka mbuluar Tiranën pas 32 vjetësh.

Ky fenomen i rrallë i ka gjetur të papërgatitur kryeqytetasit, të cilët janë përjekur të tregohen të kujdeshëm teksa ecin në rrugët e mbuluara nga dëbora dhe akulli.

Bashkia e Tiranës ka nxituar të hedhë krip në rrugë dhe trotuare për të shmangur sa më shumë incidentet nga reshqitja.

Kënaqësia e dëborës në orët e para të nisjes, ka shënuar edhe mjaft incidente, duke tejmbushur Urgjencën e Traumës në Spitalin Ushtarak gjatë orëve të natës.

Edhe pse i gjithë vendi u mbulua nga dëbora, rritja e temperaturave ka bërë që ajo të shkrijë në të gjithë Tiranën.

Tv Klan