Britania e Madhe është paralizuar nga moti i keq. Reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat nën zero gjatë natës kanë bërë që autoritetet të lëshojnë alarmin e verdhë në Skoci, Irlandën e Veriut dhe disa zona në Angli e Uells.  

Ngrica pritet të pushtojë pjesën më të madhe të rrugëve mbrëmjen e së mërkurës, situatë e cila paraqitet të vijojë edhe gjatë të enjtes.

Meteorologët parashikojnë gjithashtu që vendi të përballet me shira të rrëmbyer, ndërsa reshjet e dëborës pritet që të paralizojnë Skocinë perëndimore dhe Irlandën Veriore.

Sipas “

The Independent

” shirat e rrëmbyer dhe erërat e forta pritet që të jenë të pranishme thuajse në të gjithë Anglinë dhe Uellsin gjatë orëve në vijim, ashtu sikurse edhe ngricat në rrugë.

/tvklan.al