rruget sot

Rruga e Kombit, në segmentin Thirrë – Kalimash – Morinë mund të kalohet vetëm me zinxhirë.

Reshjet e rëna gjatë natës dhe ditës se sotme kanë bërë që trashësia e dëborës në këtë segment të arrije në 40 centimetra. Drejtori i Mirëmbajtjes se Rrugëve, Spartak Tarka thotë se jane marrë të gjitha masat, që ky aks nacional të mos bllokohet

Edhe në  Dibër në të gjitha rrugët nacionale ka vështirësi në qarkullim. Në Qafën e Buallit që lidh Bulqizën me Burrelin, qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa disa zona malore janë të bllokuara.

Dëbora që ka mbuluar pjesën më të madhe të Veriut, ka shkaktuar probleme edhe në disa rrugë që lidhin Kukësin me komunat.

Në Juglindje, në Qafë Thanë kalohet me vetëm me zinxhirë, sikundër edhe në segmentet Boboshticë-Dardhë apo Voskopojë– Ersekë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Emergjencat Civile njoftojnë se probleme ka edhe zonat malore të Shkodrës dhe Librazhdit. Në aksin Elbasan – Librazhd ka probleme si pasojë e rënies së inerteve.

Tv Klan