INSTATMë shumë se 296 milionë lekë është defiçiti tregtarë për vitin 2014, ose 25.3 milionë lekë më i lartë se viti 2013.

Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për një rritje të eksporteve drejt vendeve të tjera, por importet vijojnë sërish të jenë të larta.

Rënie më të madhe vjetore kanë shënuar eksportet e grupeve Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike apo materiale ndërtimi.

Ndërsa rritje më të madhe vjetore patën eksportet e grupit Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi dhe produkte kimike dhe plastike etj.

Sa i përket importeve, rënie më të madhe e kanë patur ato të grupeve minerale, lëndë djegëse, energji elektrike, makineri, ushqime, pije dhe duhan.

Ndërsa rritje kanë shënuar ato të grupit, prodhime druri dhe letre, produkte kimike dhe materiale ndërtimi.

Vetëm në muajin Dhjetor, defiçiti tregtar ishte 35 mld lekë, me një rritje prej 29.8 përqind në krahasim me Nëntorin.

Tv Klan