23-vjecari me  déjà vu

Ndjesia e të rijetuarit çdo veprim dhe moment u bë kaq e shpeshtë për një 23 – vjeçar nga Britania e Madhe sa ai u detyrua të mos shihte më televizor, të dëgjonte radio apo të lexonte gazetat.

Ky djalë është diagnostikuar nga psikologët me déjà vu ekstreme, një sëmundje tepër e rrallë.

Ndjenjat që ai përjeton janë kaq të forta dhe shumë më të shpeshta sesa ndjesia e déjà vu –së normale, fjala frënge për (e parë më parë).

Sipas Dailymail, 23 – vjeçari më shumë sesa një ndjesi familjariteti, ai ka frikën se po rijeton çdo moment të së shkuarës.

Déjà vu –ja e rëndë/ekstreme ndonëse e rrallë, është hasur më parë nga shkencëtarët dhe në të gjitha këto raste shkaktohej nga sëmundje neurologjike, si epilepsia apo dementia.

Por kjo është hera e parë që ajo që shkaktohet nga ankthi, duke bërë që shkencëtarët të besojnë se çregullimet të ankthit mund të lidhen më shumë me déjà vu –në sesa sëmundjet që besohej deri më sot.

23 – vjeçari nisi të kishte déjà vu esktreme në moshën 20 – vjeçare. Paniku i këtij pacienti është aq serioz sa ai bën dush të paktën 3 herë në ditë pasi ndihet i “infektuar”.

Fatkeqësisht, shkencëtarët thonë se pa u njohur ekzaktësisësh me shkakun e këtyre simptomave ekstreme nuk ka mënyrë për ta kuruar këtë sëmundje.

tvklan.al