Pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, se i arrestuari nga drejtësia italiane, Moisi Habilajt, ka patur lidhje të afërta me ish – Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar ky i fundit. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:

“Lulëzim Basha e jo vetëm, paska përsëritur akuzat meje. Nuk më kanë bërë përshtypje atëherë, nuk më bëjnë as sot. 

Nuk pastrohesh dot Lulëzim sado të të rritet karrigia. Vodhe e vrave e ia ke hedhur deri më sot, për të shërbyer si kujtesa më e freskët e drejtësisë që nuk kemi e që nuk u bë dot kurrë. 

Sa për këta që i quan kushërinjtë e mi, drejtësi deri në fund e dënim maksimal. 

Për këdo, pa dallim e pa përjashtim”./tvklan.al