Vijojnë polemikat dhe deklaratat e forta të Beogradit me presidentin serb Vuçië, i cili thotë se një agjent serb është futur në parlamentin maqedonas natën e trazirave nga ish kryeministri maqedonas Gruevski.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi për mediat vendase se agjenti i shërbimeve serbe ka qenë i pranishëm në parlamentin maqedonas gjatë ngjarjeve të përgjakshme të së enjtes, me lejen e qeverisë së Nikolla Gruevskit

Ndërsa qeveria e re në Shkup aktualisht kërkon nga Vuçiç që të tërheqë Goran Zhivaljeviç nga shërbimi në Maqedoni dhe Vuçiç e ka firmosur, duke thënë se nuk është kjo arsyeja pse janë ftohur raportet mes dy vendeve. Mediat maqedonase citojnë Vucic i cili pranon se ky është një fakt që e ka mbajtur të fshehtë por tashmë duhet thënë se Zhivaljeviç nuk ka shkuar në parlament vetë, nuk e ka pyetur as atë, pasi nuk duhet ti japë llogari dikujt: Ai ka pyetur organet më të larta atje dhe ka thënë se dëshironte të ishte atje në atë moment dhe ata kanë qenë në dijeni për praninë e tij”, tha Vuçiç në intervistën e tij të fundit. Zhivaljeviç, pjesë e shërbimit sekret serb, tha se ai ishte përdorur për fushatë kundër shtetit serb. “Po përpiqen të krijojnë një situatë politike në të cilën Serbia nuk dëshiron të futet; e dija se do të ndryshojnë qëndrimin në UNESCO, ata e dinë që ne e dimë, edhe pse e kanë pranuar si shtet Kosovën dhe votuan për pranimin e saj në UNESCO”, vijoi Vuçiç. “Nuk e di nëse raportet tona do jenë në nivelin më të lartë, e vështirë, por do të jenë standarde; puna jonë është të bisedojmë; e rëndësishme është ekonomia, përkundër dëshirës së vendeve të BE, ne e pranojmë Maqedoninë nën emrin kushtetutes”, përfundoi presidenti serb./ABCNews