Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias italiane Franco Roberti, i ka kërkuar zyrtarisht qeverisë që të miratojë legalizimin e drogave të lehta, pasi do të ishte një goditje për klanet kriminale.

I kemi kërkuar Parlamentit dhe Qeverisë një zgjedhje, që mund të jetë legalizimi i dograve të lehta. Kemi vënë në dispozicion të gjitha burimet tona për të luftuar trafikimin e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Por, qëllimi i një ligji është që të mposhten fuqitë kriminale në mënyrë që të mos jenë më së bashku”,

ka thënë Franco Roberti i ftuar në kongresin vjetor të Organizatës Kombëtare të gjyqtarëve italianë.

Roberti ndër të tjera tha se

“drogat e lehta kanë pushtuar vendin, duke shkaktuar viktima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, e rrjedhë e trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria”, shkruajnë mediat italiane.

Ai tha se,

është zvogëluar sasia e drogave të forta në treg italian, por furnizimi i drogave të lehta është rritur në mënyrë eksponenciale, pavarësisht përpjekjeve. Kjo është arsyeja pse ne i kërkojmë Shtetit të marrë një vendim

.

Sipas tij, shteti duhet të prodhojë e shes droga të lehta të cilësisë më të mirë e me çmime më konkurruese se ato të trafikuara nga klanet kriminale.

/tvklan.al