Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Presidentes së Forumit të Grave të PPE, Doris Pack se qeveria shqiptare është e lidhur me krimin. Balla i ka quajtur të çalta përpjekjet e Doris Pack, për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike.

Sipas tij, qytetarët nuk do të dekurajohen, por do të votojnë në 18 qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi.

Statusi i plotë i Taulnat Ballës

Kushdo që shqetësohet për krimin në Shqipëri duhet t’i kërkojë së pari miqve te vet të Partisë Demokratike të ndalojnë përpjekjet e tyre për të bllokuar vettingun.

Lufta kundër kanabisit dhe korrupsionit do të ishte më e suksesshme nëse do të kishim gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm.

Përpjekjet e çalta të zonjës Pack për t’i gjetur justifikime bojkotit të paarsyeshëm të Partisë Demokratike nuk dekurajojnë aspak qytetarët shqiptarë të votojnë më 18 Qershor për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të përfunduar reformën në drejtësi, krijimin e vendeve të reja të punës, për t’i dhënë të gjithëve Shqipërinë që duam./tvklan.al