Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të Presidentit të Republikës, i cili tha se kreu i qeverisë po përpiqet ta shantazhojë dhe deligjitimojë institucionin që ai përfaqëson.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se kjo deklaratë, sipas tij tregon paanshmëri. Megjithatë, ai mbetet i vendosur për dialog pa kushte.

Z.President ju meritoni gjithë keqardhjen time për sa sapo thatë!Prapë provuat që nuk jeni dot i paanshëm!Unë jam gati për dialog. Pa kushte

“, 

shkruajti Rama

.

Presidenti Bujar Nishani ndërmori në fillim të javës një iniciativë për t’i ulur palët në tryezën e dialogut, me qëllim gjetjen e një zgjidhje për situatën./tvklan.al