basha per doing busines1Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i konsideroi “gënjeshtra të pacipa deklaratat e Ramës për raportin e Bankës Botërore mbi klimën e biznesit në vend”.

Në një status në rrjetin social Facebook Basha shkruan: “Rama po përvetëson reformat tona që i sulmoi si opozitë, hesht për dështimet e tij si qeveri. Kurajo prej të mbyturi”.

Sipas Bashës 90% e qytetarëve luftojnë çdo ditë për bukën e gojës, 1 në 3 shqiptarë është i zhytur në borxhe për konsumin e përditshëm, mbi 10 mijë biznese janë në prag falimentimi, papunësia është në shifra alarmante.

“Rritje çmimesh, taksash dhe gjobash, dhunë policore, arbitraritet dhe paligjshmëri. Këto janë “arritjet” e Rama-Metës. Paradën e sukseseve imagjinare nuk e ha askush. Vendi rënkon, gjeli këndon majë plehut, – shkruan kreu i opozitës.

Tv Klan