1

Është konsideruar si shtëpia e dekoruar më bukur në Europë për festat e fund-vitit dhe në të banon Rolf Vogt me familjen e tij. Ajo ndodhet në qytetin gjerman të Bykenit, në landin e Saksonisë së poshtme.

Janë rreth 450 mijë llampa të cilat qëndrojnë ndezur për thuajse 18 orë, duke ngjallur kureshtjen jo vetëm të banorëve të qytetit, por edhe të turistëve.

2

Ideja për të dekoruar shtëpinë, Rolf thotë se e mori nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, teksa pa nga afër atmosferën festive në 1999. Prej atëherë, shtëpia e tij çdo vit zbukurohet me më shumë drita e fantazi.

3

Por për të arritur deri në finale, familja Rolf e ka nisur punën që në fund të muajit korrik, fillimisht me blerjen e materialeve elektrike e më pas me lidhjen e tyre. Sepse njerëzit janë mësuar të presin diçka ndryshe çdo vit. Dhe e gjithë kjo bukuri festive kushton disa qindra euro shtesë në faturën e energjisë.

Tv Klan