Pas më shumë se tre muaj nga kthimi i ligjit për mbetjet parlamenti pritet të shqyrtojë në seancën plenare të datës 2 shkurt dekretin e Presidentit Bujar Nishani.

Kreu i shtetit e ktheu në kuvend për rishqyrtim ligjin e mbetjeve pas kundërshtive që Aleanca kundër importit të plehrave si dhe përfaqësues të shoqërisë civile i paraqitën në takimet që zhvilloi me ta.

Në dekretin e tij Presidenti Nishani argumentonte se ligji është në kundërshtim me Direktivën e Parlamentit dhe Këshillit Europian si dhe bie ndesh me nenin 59 të Kushtetutës.

Sipas kreut të shtetit procedurat e ndjekura qenë të përshpejtuara, në mungesë informacioni, transparence dhe pjesëmarrje të qytetarëve si edhe në kundërshtim me nenin 56 të Kushtetutës referuar të drejtës së qytetarëve për t’u informuar me gjendjen e mjedisit

Presidenti Nishani  u shpreh në mbështetje të iniciativës së 65 mijë zgjedhësve, të cilët në Nëntor të vitit 2011 paraqitën kërkesën për zhvillimin e një referendumi kundër importit te mbetjeve.

Dekreti i presidentit nuk kaloi në seancën e fundit plenare të dhjetorit, ndërsa maxhoranca u shpreh e hapur për çdo propozim që do vinte si nga shoqëria civile, deputetë apo dhe qytetarë, dhe që í kontribuonte përmirësimit të ligjit mjaft të debatuar dhe të kontestuar jo vetëm nga AKEP-i por edhe opozita.

Tv Klan