Përveç 6 deputeteve të bërë publik nga prokuroria që preken nga ligji i dekriminalizimit në këtë listë ka edhe të tjerë. Deklarata është bërë nga kryeprokurori Adriatik Llalla nga Fieri ku mori pjesë në analizën vjetore të kësaj prokurorie

Mbërritja e Kryeprokurorit në prokurorinë e Fierit u shoqërua me protestë të banorëve të Zharrëz 9 prej të cilëve kanë 21 ditë në grevë urie. Ata moren garancinë nga kryeprokurori se hetimeve për këtë heshtje do t’i shkohet deri në fund.

Para pak ditësh në emisionin Opinion Prokurori i përgjithshëm tha se për hetimet e Bankers kishte patur presion nga ambasadori amerikan që të mbyllte çështjen./ TV KLAN