Kompania indiane Ringing Bells ka hedhur në treg 5 mijë telefonat e parë inteligjentë, më të lirë në botë.

“Freedom 251” kushton vetëm 4 dollarë dhe u prezantua në Shkurt të këtij viti.

India është vendi i dytë në botë me tregun më të madh celularë dhe ka 1 miliardë abonentë të telefonisë celulare.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur dyshime sa i përket cilësisë së “Freedom 251”, megjithatë kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /tvklan.al