avioni i canada25 pasagjerë të një avioni të kompanisë Air Canada u plagosën, pas një uljeje problematike në aeroportin e Halifaksit në lindje të vendit.

Gjatë uljes, avioni “Airbus A320” doli nga pista.

Në bord ndodheshin 132 persona, që fluturonin nga Toronto drejt Halifaksit.

Autoritetet kanadeze thanë se shkak u bë dëbora e dendur në pistë dhe shikueshmëria e ulët.

Moti i keq shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike për disa orë, e për pasojë pezullimin e përkohshëm të punës në aeroport.

Tv Klan