Maturantët i janë nënshtruar sot provimit të fundit të Maturës Shtetërore, atij me zgjedhje.

Pas gjuhës dhe matematikës edhe teza e një prej lendeve me zgjedhje ka dalë pak para përfundimit të testimit.

Dyshohet se teza bërthamë e historisë është fotografuar dhe më pas publikuar në rrjetet sociale nga nxënës të gjimnazit “Ibrahim Rrugova” në Kamëz.

Pavarësisht masave të rrepta që ministria e arsimit  deklaroi se do të ndërmerrte teza ka dalë edhe këtë herë.

/Tv Klan