Dele Alli është një nga të rinjtë më interesantë të futbollit ndërkombëtar. Mesfushori i Tottenham me golat e tij po tërheq vëmendjen e ekipeve elitare në Europë sipas tabloidit “Daily Mirror”.

Real Madrid dhe Barcelona e pëlqejnë 20-vjeçarin dhe janë gati të ofrojnë 80 milionë euro, ndërsa Spurs i kushtoi 14 herë më pak kur e morën nga MK Dons. Real ka një marrëdhënie të mirë me Tottenham, pasi nga Londra në Madrid janë transferuar më parë Luka Modric dhe Gareth Bale.

Për Dele Alli është shfaqur interes më parë edhe nga Kina, që mund të frenohet nga blerjet e çmendura vetëm nga qeveria që lajmëroi një kontroll më të rreptë. Mesfushori i ri është pjesë e përfaqësueses së Anglisë prej vitit 2015./ TV KLAN