Delegacioni kinez i kryesuar nga zëvendëskryeministriti i Këshillit të Shtetit të Kinës, Zhang Gaoli, është niveli i përfaqësimit më të lartë që ka mbërritur në Shqipëri gjatë 50 viteve të fundit.

Fokusi kryesor i takimeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit të Kinës është rritja e marrëdhënieve ekonomike me vendet e Ballkanit.

Së fundi qeveria kineze është duke investuar në mënyrë agresive në këtë rajon, përmes nismës “Një rrip, një rrugë”. Dy prej bizneseve me xhiron më të madhe në Shqipëri,

Bankers Petrolium

dhe

Tirana Airport

tashmë zotërohen nga grupe investitorësh kinezë. 

Bankers u bë pjesë e kompanisë kineze Geo-Jade me 100% të aksioneve në vitin 2015-të, duke fituar të drejtën e shfrytëzimit të fushës më të madhe në naftëmbajtëse në Europë, atë të Patoz Marinzës.

Gjatë 10 viteve të fundit, kjo kompani ka investuar 1.7 miliardë dollarë në Shqipëri dhe prodhon mesatarisht 20 mijë fuçi naftë në ditë, duke zënë mbi 5% të PBB-së të vendit.

Blerja e Bankers është pjesë e nismës së Pekinit  “Një rrip, një rrugë” e cila u lançua në vitin 2014-të me një paketë prej 40 miliard dollarësh. Vendi aziatik po ashtu po financon modernizimin e portit grek të Pireut dhe po financon 3 mld dollarë për një linjë hekurudhore nga Beogradi në Budapest.

Tv Klan