Një delegacion i Parlamentit Evropian i kryesuar nga Eduard Kukan dhe 7 eurodeputetë ka mbërritur në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet parlamentare që do të mbahen ditën e nesërme. Delegacioni u prit nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, pas ftesës që i bëri.

Gjatë fjalës së tij, Ilir Meta falenderoi eurodeputetët për pjesëmarrjen dhe i bëri thirrje policisë që të tregohet profesionale gjatë procesit zgjedhor.

“Me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira e transparente. Policia të jetë e paanshme dhe profesionale gjatë procesit zgjedhor. Shqiptarët meritojnë zgjedhje evropiane dhe klimë të qetë zgjedhore. Do të bëj gjithçka që Shqipëria të avancojë drejt integrimit në BE”,

u shpreh Meta.

Nga ana tjetër, eurodeputeti Kukan theksoi se zgjedhjet demokratike kanë rëndësi për të ardhmen e Shqipërisë.

“Shpresojmë për zgjedhje të mira e të qeta. Ne dëshirojmë që Shqipëria të bëjë hapa përpara. Shqiptarët meritojnë më tepër demokraci”

, tha Kukan.

/tvklan.al