Takimi me demokratët e Tiranës ishte i fundit ku Lulzim Bashës iu kërkua të ndalë farsën elektorale të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike pak orë përpara hapjes së kutive të votimit.

Figura themeluese të Partisë Demokratike dhe qindra demokratë të mbledhur në sallën e Akademisë së Arteve i bënë thirrje kryetarit të vetëngrirë të heqë dorë nga ambicia për të mbajtur me çdo kusht karrigen e kryetarit dhe t’i hapë rrugën e një analize të thellë për katastrofën në zgjedhjet e 25 qershorit. Për ish-ministrin Ridvan Bode, Lulzim Basha në 25 qershor dogji edhe shansin e fundit për pajtimin e demokratëve.

Ndërsa Majlinda Bregu shpjegoi arsyet pse të shtunën nuk do të bëhet pjesë e votimeve për kryetarin e Partisë Demokratike.

Astrit Patozi që udhëheq Lëvizjen për Ringritjen e Partisë Demokratike, iu drejtua me një mesazh të dy kandidatëve në garë.

Në takimin me demokratët e Tiranës mungoi Joezefina Topalli, e cila një ditë më parë akuzoi ashpër Lulzim Bashën si njeriu që përmes gënjeshtrave dhe paaftësisë synon të çojë drejt asgjësimit Partinë Demokratike. Ajo thotë se demokratët do ta bojkotojnë kryetarin e vetëngrirë që lufton vetëm për karrigen e tij. TV KLAN