Brenda viti 2017 qeveria synon që të  japë të gjitha këstet  e dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët janë gjallë.

Ministria e financave thotë se në total fondi i vënë në dispozicion për këtë vit është 2 mld leke dhe do të ndahet 70 % për ata që janë të gjallë, dhe më i  limituar 30% është  për trashëgimtarët.

Aktualisht për të gjallët pritet të mbyllet shlyerja e 5 kësteve  ndërsa për trashëgimtarët kësti i dytë.

Ministria e Finacave thotë se shkak për vonesat e  pagesës së kësteve  për ish të dënuarit politikë bëhen  vonesat e miratimit të dosjeve nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Ne total numri i dosjeve të  ish të dënuarit politikë nga regjimi komunist është  23.000.

Tv Klan