Qeveria do të likuidojë deri në fund të qershorit këstin e 7, të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politik, të kategorisë parësore. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi, gjatë komisionit të ekonomisë, ku u diskutua për disa ndryshime në projekt ligjin e ish të përndjekurve.

Ndryshimet ligjore që u hapin udhë aplikantëve që deri më tani nuk kanë përfituar asnjë këst dëmshpërblimi nuk u miratuan për shkak te mungesës së kuorumit nga mosprania e deputetëve të opozitës dhe atyre të LSI-së.

Tv Klan