Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për dëmtimin e zyrave të “Zjarr TV”.

“Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambientin e vështirë mediatik në vend.”

Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”,  Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen”, shkruan Basha ne reagimin e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se “media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë” dhe se “klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri”.

“Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias”, përfundon reagimi i Bashës.

Zjarr TV njihet ndryshe edhe si televizioni i vetëm në vend ku spikeret e lajmeve vijnë para publikut, të veshura ose me saktë të zhveshura në mënyrë provokuese.

Tv Klan