energji-elktrike12_1Një e treta e Tiranës, ndër të tjera edhe objekte të rëndësisë së vecantë, kanë mbetur pa energji elektrike për të dytën herë në tre ditë. Kompania që po ndërton Rrugën “Pjetër Budi” e cila ndan komunën Farkë me Bashkinë e Tiranës ka dëmtuar fiderat që furnizojnë qindra mijëra banorë të kryeqytetit me energji.

CEZ Shpërndarje bën të ditur se fideri 311 furnizon me energji elektrike zonën pranë sanatoriumit, vilat amerikane, Rrugën Pjetër Budi, Tre vellezërit Kondi, Qemal Stafa, zonën te Kodra e Diellit dhe pjesërisht Komunën e Parisit.

Dëmtimi i fiderave nga kjo kompani ndodh për të tretën herë brenda 3 ditësh. E njëjta kompani dëmtoi pasditen e të mërkurës tre fidera. Njërin prej tyre e mbuloi sërish pa u riparuar. Për këtë arsye, CEZ e denoncoi në organet përkatëse.