LANjë defekt i vogël në sistemin e ujësjellësit të Los Anxhelosit në Shtetet e Bashkuara u kthye shpejt në një problem për një pjesë të qytetit.

Në pak minuta ky shatërvan artificial hapi një të çarë në rrugë prej të paktën 3 metrash në diametër, ndërsa lartësia e ujit shkoi në mbi 10 metra.

Për pasojë, u përmbyt tërësisht i njohuri Sunset Bulevard dhe disa pjesë të Universitetit, ndërsa uji pushtoi parkingjet nëntokësore të zonës.

5 persona mbetën për mbi 3 orë të bllokuar në automjetet e tyre, derisa defekti u riparua tërësisht.

Sipas autoriteteve linja e dëmtuar e ujësjellësit daton që në 1921 dhe do të zëvendësohet pjesë-pjesë për të evituar përsëritjen e situatës.

Tv Klan