Lionel Messit nuk po i ecën mbarë kohët e fundit, pasi rivali i tij Kristiano Ronaldo fitoi gjithçka për vitin 2016 përfshi Topin e Artë. Por sulmuesin argjentinas nuk po e lenë të qetë dhe aktet vandale.

Bëhet fjalë për statujën e tij në Buenos Aires, që është dëmtuar nga disa. Vepra e artit e vendosur në një shesh të kryeqytetit argjentinas verën e kaluar është prerë në mes. Autoritetet lokale janë vënë në lëvizje për të restauruar këtë statujë./ tvklan.al