Dëmtimet kanë goditur Kombëtaren para miqësores me Turqinë. Thomas Strakosha dhe Liridon Latifi janë larguar nga grumbullimi.

Të dy kanë probleme fizike dhe nuk mund të ndihmojnë ekipin ashtu si Migjen Basha, i cili u kthye disa ditë më parë te Bari për të vijuar fazën rehabilituese. Kuqezinjve iu bashkua të shtunën Ylber Ramadani.

Mesfushori i Kombëtares Shpresa është një nga prurjet e fundit në Kombëtare. Ai shënoi të premten gol në barazimin 1 – 1 të përfaqësues së 21-vjeçarëve me Irlandën e Veriut. Kombëtarja është e grumbulluar prej disa ditësh, një mënyrë që trajneri dhe futbollistët të njohin më shumë njëri-tjetrin.

Armando Sadiku: “I ka shërbyer skuadrës ky grumbullim që ta forcojmë skuadrën. Ky grumbullim na vlen shumë për të ardhmen.”

Elseid Hysaj: “Do të jetë një ndeshje kontrolli që të kuptojmë se ku kemi mbërritur.”

Miqësorja Turqi – Shqipëri do të luhet të hënën në Antalia. Kjo sfidë do të jetë e fundit për Kombëtaren për këtë vit./Tv Klan