Gazetari italian i emisionit “Le lene” ka realizuar edhe një intervistë me psikologen Denada Toçe, lidhur me martesën e 13-vjeçares, së cilës familja i kishte gjetur burrë që kur ishte në djep.

Sipas Denadës kjo ishte një zgjedhje e familjes që pranon ta martojë vajzën që në moshë të vogël.

Por, psikologia tregoi një histori shokuese. Ajo ka takuar para tre vitesh një 20-vjeçare, e cila nuk bënte fëmijë dhe për të kuptuar se bashkëshorti e kishte problemin,  duke mos preferuar të shkojë tek doktori, bien dakord që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me vjehrrin.

“Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të njëjtat të drejta si një burrë”, ka thënë Denada Toçe.

Kjo histori ka tronditur gazetarin italian, por dhe mbarë opinionin publik./tvklan.al

Rrefim i Denadës në minutën 8:35

https://www.youtube.com//embed/nN5vYAXfKgA