12 anëtarë të jurisë vendosën këtë të martë që Dylann Roof, njeriu që vrau 9 persona në masakrën e 2015 –ën në një kishë në Charleston të Karolinës së Jugut, duhet të ekzekutohet me vdekje.

10 gra dhe 2 burra vendosën për të dënimin me vdekje, për 18 nga 33 prej akuzave të cilat e përfshinin këtë si dënim.

Gjatë kohës që dhanë verdiktin e tyre, anëtarët e jurisë nuk ia hodhën në asnjë moment sytë Roof, por shumë prej tyre e kishin vështrimin nga familjet e viktimave.

Në sallën e gjyqit ishte tepër qetësi. 22 – vjeçari, sipas CNN, nuk pati asnjë reagim kur u njoh me dënimin me vdekje.

Gjykatësi Richard Gergel komplimentoi jurinë dhe tha se kishin bërë një punë të mrekullueshme.

Përpara se juria të vendoste për fatin e tij, për të cilën morën 3 orë kohë, Roof i tha jurisë se ndiente akoma se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’i vriste nëntë personat në kishën

Emanuel African Methodist Episcopal

, në Qershor të 2015 –ës.

Gjykata Federale e Charleston

Gjykata Federale e Charleston

Në rrëfimin tim përballë FBI thashë së më duhet ta bëja një gjë të tillë dhe kjo padyshim që nuk është e vërtetë… Nuk isha i detyruar të bëja asgjë. Por isha i vërtetë kur thashë se e ndieja që duhet ta bëja dhe ende e ndiej që duhet ta bëja”,

tha Roof.

Megjithatë ai kërkoi gjithashtu për mëshirë.

“Mesa jam informuar, kam të drejtën të kërkoj që të më jepni dënim me burg përjetë, edhe pse nuk jam i sigurt se çfarë e mirë mund të vijë nga kjo. Por mund të them që vetëm njëri prej jush duhet të mos bjerë dakord me anëtarët e tjerë të jurisë”

, tha ai më tej.

Qëndrimi i tij erdhi pasi për dy orë me radhë, prokurori i çështjes argumentoi përse Roof duhet të dënohej me vdekje. Prokurori dhe mbrojtja sollën në sallën e gjyqit dëshmitë rënqethëse të familjarëve dhe miqve të viktimave. Prokurori tha se Roof ishte një vrasës që kishte përllogaritur gjithçka dhe meritonte dënimin me vdekje për shkak të motiveve të tij dhe mos shfaqjes të asnjë pike mëshire për viktimat apo familjarët e tyre.

Dylann Roof në sallën e gjyqit

Dylann Roof në sallën e gjyqit

Roof kishte shkuar në kishën ku kreu masakrën tre herë më parë për të studiuar vendin dhe objektivin e tij. Ai qëndroi me grupin për 40 minuta përpara se të hapte zjarr. 22 – vjeçari shkrepi më shumë se 75 herë, duke e mbushur karikatorin 7 herë teksa qendroi mbi viktimat e tij duke i qëlluar në mënyrë të vazhdueshme. Ai nuk tregoi për asnjë moment pendesë.

Prokurori theksoi se gjatë marrjes në pyetje, Roof kishte thënë se duhet

 “ta bënte një veprim të tillë, kryesisht pasi njerëzit me ngjyrë po vrasin të bardhët çdo ditë”

.

Më herët, akuza lexoi edhe një fragment nga ditari i të riut pasi kishte kryer krimin, ku shkruante:

“Dua të jem shumë i qartë. Nuk pendohem për çfarë kam bërë. Nuk më vjen keq. Nuk kam nxjerrë asnjë pikë loti për njerëzit e pafajshëm që kam vrarë.”

Në Qershor të 2015 –ës, Dylann Roof hyri në kishën e Karolinës së Jugut dhe hapi zjarr duke i marrë jetën 9 besimtarëve me ngjyrë. Me motivin e racizmit, ai shokoi mbarë kombin dhe rihapi debatin e marrëdhënieve racore në vend.

Viktimat: DePayne Middleton-Doctor, Tywanza Sanders, Myrah Thompson. Center (L-R): Ethel Lance, Susie Jackson, Sharonda Coleman-Singleton, Daniel Simmons, Clementa Pinckney dhe Cynthia Hurd

Viktimat: DePayne Middleton, Tywanza Sanders, Myrah Thompson. Ethel Lance, Susie Jackson, Sharonda Coleman-Singleton, Daniel Simmons, Clementa Pinckney, Cynthia Hurd.

*Vetëm tre të burgosur federalë janë ekzekutuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej rivendosjes së dënimit kapital në 1988 –ën, pas 16 vitesh moratorium.

– Autori i sulmit më bombë në Oklahoma City, Timothy McVeight, më 11 Qershor të 2011 – ës, gjashtë vite pasi vrau 168 persona.

– Juan Raul Garza, më 19 Qershor të 2001, tetë vite pasi u dënua për drejtimin e një rrjeti të trafikut të marijuanës dhe vrasjes së tre personave.

– Louis Jones, më 18 Mars të 2003, tetë vite pasi rrëmbeu dhe vrau ushtaren 19 – vjeçare Tracie McBride.

/tvklan.al