Gjoba prej 500 mijë lekësh e vendosur nga Gjykata e Lartë kundrejt Kreu të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas akuzës për shpifje ndaj ish- ministrit Saimir Tahiri nuk kaloi pa reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama tha se,  

“Një lajm i mirë ndëshkimi i radhës nga Gjykata e Lartë për shpifësin profesionist të PD✌️Por s’kemi parë gjë akoma, po vjen Vetingu

🇦🇱🇪🇺”.