Dy shqiptarë kanë dalë para një gjykate në Britani të Madhe të akuzuar për shkeljen e kushteve të punës ndaj punëtorëve. Ata janë Luan Sinanaj 44 vjeç dhe kushëriri i tij Vladimir Veliaj 40 vjeç, të cilët banojnë në Exeter.

Sipas mediave britanike, ata lejonin punëtorët të punonin në kushte skllavërie. Autoritetet angleze gjetën 9 punëtorë të huaj që punonin në lavazhin e makinave që zotërohej nga kushërinjtë shqiptarë.

Ata paguheshin rreth 5 stërlina në ditë dhe flinin të gjithë në një dhomë me krevate marinari. Punëtorët nga vendet e BE-së i thanë policisë se ata keqtrajtoheshin dhe keqpaguheshin nga shqiptarët në punë. Sipas mediave britanike, ligjet për skllavërinë në punë dënohen me 5 vite burgim, por gjykata nuk i ka dënuar me burg. Dy shqiptarët tashmë duhet të njoftojnë policinë para se të hapin apo të mbyllin një biznes të ri, si dhe do të kenë kontrolle të rrepta sa i përket punësimit të punëtorëve, kushteve të ofruara dhe strehimit të tyre. Dy shqiptarët u dënuan gjithashtu edhe me një gjobë prej 750 stërlina.

Autoritetet thanë se punëtorët në biznesin e shqiptarëve nuk punonin ilegalisht. Pjesa më e madhe tyre janë nga Rumania dhe me dokumente të rregullta.   Gjatë muajve të fundit, në të gjithë Britaninë e Madhe ka patur kontrolle të rrepta për kushtet e punës në lavazhe, për shkak se një pjesë e madhe e punëtorëve janë emigrantë ilegalë.

/tvklan.al