Gjykata e Durrësit ka dënuar me burg përjetë tre personat e akuzuar për vrasjen e Elsa dhe Gjinovefa Vavën.

Të dënuarit janë Indrit Shaqa, Velson Elmazi dhe Artur Kaçanolli.

Avokatët mbrojtës, teksa rindërtuan ngjarjen e 2 Shtatorit të vitit 2014, kanë sjellë dëshmitë e të akuzuarëve, duke kërkuar veçimin e rolit të secilit prej tyre.

Avokati mbrojtës i Artur Kaçanollit, nipit të njërës prej dy kunatave të moshuara, tha se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për vjedhjen që do të kryhej në banesën tyre. Por ai pranoi se, mes tij dhe Indrit Shaqajt, është diskutuar për mundësinë se dy gratë mund të kishin flori në shtëpi.

Tre të rinjtë kishin hyrë në banesën e të moshuarave pas informacioneve që kishin siguruar nga nipi Artur Kaçanolli, se ato mbanin flori dhe shuma të mëdha parash.

Por ata kanë gjetur vetëm 2 milionë lekë të vjetra dhe disa bizhuteri.

Duke qënë se ata pretendonin të kishte më shumë para, kanë dhunuar Elsa dhe Gjinovefa Vavën, me qëllim që t’i tregoni vendin ku ndodheshin.

Dy t moshuarat u gjetën të lidhura kokë e këmbë dhe të mbytura me qese plasmasi në kokë.

Tv Klan