Një gjykatë australiane dënoi me 2 vite burg një arqipeshkëv katolik, i cili kishte mbuluar disa të abuzimeve seksuale me fëmijët. Bëhet fjalë për 67-vjeçarin Philip Wilson, arqipeshkëv i Adelaides i cili akuzohet se ka fshehur disa raste të abuzimeve seksuale në vitet ’70 të priftërinjve vartës për të ruajtur reputacionin e kishës. Ndër të tjera, ai ka mbuluar abuzimet e priftit katolik James Fletchet, prift në një kishë të Uellsit Jugor të Ri. Fletchet u shpall fajtor në 2004-ën dhe u dënua me 8 vite burg për 9 raste abuzimesh seksuale me të mitur. Ai vdiq në burg dy vite pasi ishte burgosur.

Arqipeshkvi mohon të ketë pasur dijeni për abuzimet e vartësit të tij. Por njëri prej viktimave të Fletchet i abuzuar seksualisht në moshën 11-vjeçare, ia kishte treguar rastin arqipeshkvit. Ndërsa Philip Wilson i kishte thënë se po gënjente dhe e kishte detyruar të bënte 10 lutje si ndëshkim.

Avokatët e Philip Wilson janë përpjekur ta shtyjnë dënimin me argumentin se arqipeshkvi vuante nga Alchajmeri. Vitet e fundit janë zbuluar me qindra raste të abuzimeve seksuale të priftërinjve katolikë në gjithë botën. Por arqipeshkvi australian është i pari i këtij rangu që dënohet me burg.

Tv Klan