Klement Çala një nga shqiptaret e arratisur nga burgu i Trikallës në vitin 2013 është denuar me 25 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Mbi 28-vjeçarin rëndonin akuzat e vrasjes ndaj punonjësit të policisë e mbetur në tentativë, largim nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe grup i strukturuar kriminal. Çala u gjykua në mungesë për akuzat dhe gjatë procesit kërkoi gjykim të shkurtuar, duke i shpëtuar burgimit të përjtshëm.

Në Mars të vitit 2013, nga burgu i Trikallës u arratisën 11 shqiptarë, ndër ta Ilir Kupa dhe Admir Murataj. Kupa u arrestua në Shqipëri një vit më vonë dhe gjatë kësaj kohe drejtoi bandën e “babagjyshëve” e akuzar për disa grabitje spektakolare në Tiranë, Durrës dhe Maqedoni. Ndërsa Admir Murataj vazhdon të jetë në kërkim për disa grabitje ne Greqi. Por ai është një nga të superkërkuarit në vendin tonë pasi dyshohet se është oranizatori i dy grabitjeve të ndodhura në rrugën e Rinasit në Dhjetor të 2015 dhe shkurt të 2017.

Në këtë dy ngjarje u goditën makinat të cilat transportonin paratë e dy bankave të nivelit të dytë dhe u vodhën rreth 7 milionë Euro. Për këto raste policia shqiptare dyshohen se bashkëautor mund të jetë edhe Klement Çala, i dënuari i kësaj të marte nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Tv Klan