Braziliani Robinho, ish-futbollist i Realit të Madridit, Manchester City-t dhe Milanit dënohet me 9 vjet burg nga Gjykata e Milanos, për akuzën e përdhunimit në grup.

Viktima e përdhunuar është një vajzë shqiptare, 22 vjeç në kohën kur pësoi sulmin seksual në vitin 2013. Robinho, asokohe një lojtar i Milanit kreu sulmin ndaj shqiptares bashkë me 5 persona të tjerë.

Fillimisht futbollisti brazilian u njoh me vajzën në një restorant në Milano, ku ai ishte nën shoqërinë e bashkëshortes. Pasi largoi gruan e tij, Robinho u kthye bashkë me 5 miq për të takuar shqiptaren në një diskotekë, ku situata degjeneroi në përdhunim.

Prokurorët italianë kërkonin prej më shumë se 2 vitesh dënimin e futbollistit për akuzën e përdhunimit. Për të njëjtën vepër penale, 33-vjeçari u akuzua edhe në vitin 2009 nga drejtësia britanike, në kohën kur luante për Mancheter City-n, por u shpall i pafajshëm.

Tv Klan