Me plot 12 vite burg është dënuar një shqiptar në Itali, i cili ishte i lidhur me mafien Ndranghetan. Altin Belulaj, u shpall fajtor për trafik droge, ndërsa ka qenë një nga furnizuesit kryesorë të drogës në Romë.

Nga hetimet e autoriteteve italiane rezultoi se, Shqipëria ishte kanali kryesor për furnizimin e kokainës, ndërsa hashashi vinte nga Maroku.

Belulaj ishte i lidhur me klanin Mole, pjesë e Ndranghetës, dhe trafikonte drogën në Romë dhe zona të tjera përreth.

Belulaj është i njohur edhe për drejtësinë shqiptare. Ai është një nga skafistët e tragjedisë së 9 janarit të vitit 2004, ku humbën jetën 21 persona, pas mbytjes së gomones në afërsi të Karaburunit./tvklan.al