Pas lajmit të publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Stop”, Drejtoria e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në “Qytetin Studenti” ka shkarkuar menjëherë administratorin Ergi Xhabrahimi.

Zyrtarisht Bashkia Tiranë njofton se kjo drejtori ka depozituar një kallëzim për ndjekje penale në organet përkatëse, ndaj administratorit të shkarkuar për shkelje të rënda.

Po ashtu mësohet se Drejtoria e Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në “Qytetin Studenti” i cilëson të patolerueshme akte të tilla.

Gjatë mbrëmjes së kësaj të hëne, emisioni “Stop” publikoi një kamerë të fshehtë ku në godinën Nr.14 në Qytetin Studenti, administratori i saj mori ryshfet 50 mijë Lekë për të pranuar një student jashtë rregullave.

Në kamerën e fshehtë të publikuar nga “Stop” një student pagoi para nën dorë, për një dhomë konvikti në Qytetin Studenti. Përveç se 3 muaj paradhënie për dhomën, studenti pagoi edhe 50 mijë lekë të vjetra nën dorë administratorin e konviktit.

Në fund studenti arriti të sigurojë dhomën 301 të godinës 14, ku do të jetonte bashkë me një tjetër të ri të punësuar në Tiranë dhe jo student siç duhet të ishte normalisht./tvklan.al

Kamera e fshehtë: 50 mijë Lekë për një dhomë konvikti në Qytetin Studenti